08/03/2024
E di që sot e shohim këtë ditë nga këndvështrime të ndryshme, për disa si ditë feste, për disa e pamundur për tu festuar, disa janë indiferente, disa presin të kenë vëmendje nga personat e tyre më të dashur, e shumë mundësi të tjera.
Si nënë , si grua ndihem mirë, kam akoma rrugë për të bërë, si avokate ndjej trishtim, madje deri në dhimbje , për gratë e vajzat që mbajnë dhunën në supet e tyre, në të përditshmen qe s'u buzeqesh sikur e duan ato. Ndjej lotët e atyre që u larguan me pa te drejte nga puna, u tradhëtuan , u abuzuan, u nënvlersuan , disa më fatkeqet dhe u vranë, pikërisht nga ata që donin t'ua përndrisnin botën. Duke menduar kështu, pyes përse?! Mos vallë lëshuan shumë pe.... mos e quajtën anormalen normale??!!!Mos e deshtën pak veten e tyre, mbase nuk e dinin se është e drejta e tyre hyjnore të jetojnë një jetë të bukur e të shijojnë feminilitetin e tyre deri në madhështi?!! A mos duhej kjo ditë sot të ishte një vet-rreflektim nga sejcila grua, nga sejcila grua në politikë apo shoqëri civile ?
Mu kujtuan vargjet e Çajupit
Burrat nën hije,
lozin, kuvendojnë,
pika që s’u bie,
se nga gratë rrojnë!
Gratë venë nd’arë,
dhe në vreshta gratë,
gruaja korr barë,
punon dit’ e natë.
Gratë në të shirë,
në të vjela gratë,
ikinë pa gdhirë,
kthenenë me natë.
Gruaja për burrë
digjetë në diell,
punon e s’rri kurrë
as ditën e diel.
Çajupi e shkroi bukur, por vargjet e tij u bënë jehonë që i përndoqi fatet e grave deri me tani, madje dhe me keq... Kështu do vazhdojmë?!!!
Të dashura, kujdesuni për veten, jo për një ditë, as për një festë, për me shumë, për kohe afat gjata, që të mos ndjeni pendim .
Ktheini ditët e data e caktuara dite ku ju e tregoni kujdesin per veten duke kërkuar, rrespekt, vleresim, te drejten që të takon kudo, në familje, në shoqeri , t'ia kerkoni personit apo institucionit që duhet ta garantojë atë.
Unë sigurisht dua që sot zemrat dhe shpirtrat tuaj të jenë në paq, por njëkohesisht më lejoni t'ju thërras- kujdesuni për veten për një afat të gjate, shkollohuni, ndiqni kurse profesionale, nisni biznese sado te vogëla, punojeni token, rrisni bimë që ju ushqejnë shëndetshem , lexoni libra, sa më shumë, mos e shpërlani trurin me telefilma pa kuptim qe ju largojne nga bota reale, kaloni sa më shume kohe me fëmijet tuaj, mos u tregoni nga dilet, por si vihet në shtëpi, s'ka gjë më të çmuar në bote,
Gra, besoni ne vlerën tuaj, një grua që krijon jetë , bën çdo gjë, ajo ia del, bëjuni Zot i fatit tuaj,
Me dashuri për Ju,
Avokate Margarita Markja