02/02/2024
Njoftim i rendesishem per perditesimin e te dhenave ne portalin e-albania (nr.telefonit)
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka njoftuar qytetarët dhe bizneset se do të ketë një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve të saj gjatë fundjavës.
Sipas një njoftimi për shtyp, behet me dije se: “Në kuadër, të proceseve tona operacionale, që kanë si qëllim optimizimin e pandërprerë të cilësisë dhe sigurisë në ofrimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse, do të ketë një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve që konsumohen nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, brenda harkut kohor nga dita e premte, datë 2 shkurt, ora 20:00 deri ditën e diel, datë 4 shkurt, ora 10:00”.
Sipas njoftimit nga kjo agjenci do të ndikohen shërbimet elektronike në portalin e-Albania, funksionaliteti i regjistrimit të një llogarie në portal, shkëmbimi i të dhënave midis sistemeve elektronike nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit si dhe autentifikimi nëpërmjet single-sign-on në sistemet apo platformat elektronike.
“Përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale dhe rritja e cilësisë së ofrimit të tyre për qytetarët dhe bizneset, ka qenë e do të mbetet misioni ynë!”, thuhet në njoftim.
Eshte me rendesi per qytetaret qe te verifikojne te dhenat e regjistruara ne portalin e-albania siç mund te jene nr.telefonit, etj, pasi me rikthimim e shërbimeve online, identifikimi në llogarinë perkatese në e-Albania në vijim do të kryhet duke vendosur përveç kredencialeve (NID/NIPT dhe fjalëkalimin), dhe kodin 6 shifror (fjalëkalim me një përdorim) që do të dërgohet në numrin e telefonit ne rast identifikimi apo ndryshimi të fjalëkalimit.
Prandaj, nga ana e qytetareve duhet te verifikohet numri i telefonit te regjistruar ne portalin e-albania, pasi ai numer duhet te jete aktiv dhe ne perdorim aktual, duke theksuar se ne rastet e tjera (kur numri i regjistruar eshte jashte perdorimit) duhe te behet perditesimi i te dhenave perpara se te behen nderhyrjet ne sistem.