Av.Adriatik Hoxha, Zyrë Shërbime Ligjore

Av.Adriatik Hoxha, Zyrë Shërbime Ligjore Shërbime ligjore dhe konsulencë juridike. Av.Adriatik Hoxha
Aplikime online ne e-Albania

REGJISTRIMI I NJË PRONE NUK ËSHTË THJESHT NJË APLIKIM ONLINEShumë qytetarë mendojnë se regjistrimi i një prone përfundon...
31/05/2026

REGJISTRIMI I NJË PRONE NUK ËSHTË THJESHT NJË APLIKIM ONLINE

Shumë qytetarë mendojnë se regjistrimi i një prone përfundon me paraqitjen e një aplikimi në sistem. Në realitet, aplikimi është vetëm hapi i parë i një procedure që shpesh shoqërohet me verifikime, mangësi dokumentacioni, problematika ligjore, mbivendosje, refuzime apo kërkesa shtesë nga institucionet përkatëse.

Pikërisht në këto raste qëndron ndryshimi mes një aplikimi të thjeshtë dhe një asistence profesionale.

⚖️ Zyra jonë ofron:

🏠 Regjistrim pronash në ASHK / Kadastër

🏗️ Legalizime dhe ndjekje të procedurave deri në përfundim

📜 Certifikata pronësie dhe dokumentacion pronësor

📝 Ankesa administrative dhe kërkesa të ndryshme pranë institucioneve

⚖️ Asistencë dhe konsulencë ligjore për çështjet e pronësisë

📂 Verifikim dhe sigurim dokumentacioni arkivor

🌍 Përfaqësim për shtetas brenda dhe jashtë Shqipërisë

🏛️ Përfaqësim në gjykatë, kur çështja e kërkon

🔍 Zgjidhje të problematikave të regjistrimit të pasurive

📋 Ndjekje të procedurës nga aplikimi deri në certifikimin përfundimtar të pronës

Shpesh ndodh që qytetarët fillimisht drejtohen në zyra që ofrojnë vetëm shërbimin e aplikimit online. Por kur procedura has vështirësi, refuzohet apo kërkon argumentim dhe ndjekje ligjore, çështja nuk zgjidhet më me një aplikim të ri, por me njohuri juridike dhe përfaqësim profesional.

📌 Regjistrimin e një prone mund ta aplikojnë shumë persona apo zyra te ndryshme.

⚖️ Zgjidhjen e problemit deri në fund e ofrojnë profesionistët e fushës.

Zgjedhja është e juaja:

T'i besoni pronën tuaj një zyre që kryen vetëm aplikimin online, apo një zyre avokatie që e ndjek çështjen nga fillimi deri në zgjidhjen përfundimtare, duke mbrojtur të drejtat tuaja në çdo institucion dhe, kur është e nevojshme, edhe në gjykatë.

20/04/2026

11/02/2026

📢 VKM nr. 4/2026 – Mundësi e re për kalimin në pronësi të truallit shtetëror!

Në bazë të VKM nr. 4/2026, tashmë mund të aplikoni në çdo kohë për kalimin në pronësi të truallit shtetëror në përdorim, përmes portalit e-Albania.

🏠 Lajmi i mirë:
➡️ Trualli përfitohet FALAS për ndërtesat me funksion banimi!

✅ Mund të përfitoni nëse ndërtesa juaj është:
✔ e privatizuar sipas ligjit nr. 7512/1991;
✔ e blerë nga ndërmarrje shtetërore para vitit 1991;
✔ e blerë nga ish-kooperativa bujqësore ose njësitë vendore;
✔ e ndërtuar me leje ndërtimi pas vitit 1991.

📌 Kusht kryesor:
Trualli dhe ndërtesa duhet të jenë në përdorim të aplikuesit, pronë shtetërore dhe jo pronë publike e patjetërsueshme.

📄 Procedura kryhet online në e-Albania, por kërkon dokumentacion të saktë dhe plotësim korrekt të aplikimit.

👉 Zyra jonë e ofron këtë shërbim, sipas VKM-së së re, duke ju ndihmuar me:
✔ verifikimin e kushteve ligjore
✔ përgatitjen e dokumentacionit
✔ aplikimin në e-Albania
✔ ndjekjen e procedurës pranë ASHK

📩 Na kontaktoni për konsultë dhe aplikim të sigurt – mos e humbisni këtë mundësi ligjore!

12/01/2026

📢 Rivlerësimi i pronave me 5% – Ka filluar në Janar!
Nga muaji Janar ka nisur rivlerësimi i pronave me tatim vetëm 5%, një mundësi shumë e rëndësishme për të gjithë ata që planifikojnë sh*tjen e pronës në të ardhmen.
👉 Pa rivlerësim, në momentin e sh*tjes, tatimi mbi fitimin shkon në 15%, që me çmimet e reja të referencës përkthehet në një shumë të konsiderueshme për t’u paguar.
✅ Me rivlerësim tani, paguani vetëm 5%
✅ Kurseni ndjeshëm në të ardhmen
✅ Procedurë e thjeshtë dhe e shpejtë
📄 Çfarë duhet nga qytetari?
✔️ Vetëm titullin e pronësisë
🔹 Për çdo dokument dhe procedurë tjetër merret zyra jonë
📍 Adresa:
Lagjja Apolonia, kati i dytë mbi Teleco Albania, përballë Postës Qendrore – Fier
📞 Tel: 067 60 52 007
📌 Për informacion dhe asistencë ligjore, na kontaktoni.

🔹 Kërkoni asistencë ligjore dhe mbështetje juridike?Zyra jonë e avokatisë ofron:✔ Përfaqësim në gjykatë për çdo lloj çës...
08/12/2025

🔹 Kërkoni asistencë ligjore dhe mbështetje juridike?

Zyra jonë e avokatisë ofron:

✔ Përfaqësim në gjykatë për çdo lloj çështjeje
✔ Konsulencë dhe procedura për regjistrimin & çertifikimin e pronave ne ASHK (Kadastër)
✔ Verifikim / fshirje ekspulsi
✔ Të gjitha shërbimet e portalit e-Albania
✔ Kërkesa & ankesa në institucionet shtetërore
✔ Mbështetje profesionale në çdo proces administrativ

◇Për çdo informacion apo paqartësi na kontaktoni

📍 Adresa: Fier, Lagjja Apolonia, kati i dytë, mbi Teleco Albania
📞 Tel / WhatsApp / Viber: 0676052007

🟦 Zgjidhni profesionalizmin. Ne jemi këtu për t’ju dhënë zgjidhjet e duhura dhe mbështetje të sigurt juridike.

◇Shërbime ligjore dhe konsulencë juridike në lidhje me regjistrimin përfundimtar të pronës tuaj◇Kërkesa dhe ankesa të nd...
31/07/2025

◇Shërbime ligjore dhe konsulencë juridike në lidhje me regjistrimin përfundimtar të pronës tuaj
◇Kërkesa dhe ankesa të ndryshme
◇Përfaqësim në Gjykatë
◇Shërbime onlinë
◇Verifikim dhe fshirje ekspulsi
Për çdo informacion dhe konsulencë kontaktoni në numrin 0676052007
Adresa: Lagjja Apolonia kati dytë mbi teleco albania përball postës qëndrore Fier

🏛️ Zyra jonë ligjore është në shërbim të qytetarëve për çdo çështje që lidhet me pronën. Ne jemi të specializuar në fush...
27/07/2025

🏛️ Zyra jonë ligjore është në shërbim të qytetarëve për çdo çështje që lidhet me pronën.

Ne jemi të specializuar në fushën e regjistrimit dhe çertifikimit të pasurive pranë ASHK (Agjencia Shtetërore e Kadastrës), me përvojë konkrete në zgjidhjen e problematikave të ndryshme pronësore.

✅ Ofrojmë: • Këshillim ligjor profesional për të gjitha rastet e pronësisë
• Hartim dhe ndjekje të ankesave administrative dhe gjyqësore, nëse është e nevojshme
• Ndjekje të plotë të dosjes nga fillimi deri në regjistrimin dhe çertifikimin final të pronës
• Zgjidhje ligjore të personalizuara dhe me afate të qarta
• Bashkëpunim të vazhdueshëm dhe komunikim transparent me çdo klient

🎯 Çdo rast e trajtojmë me përgjegjësi, korrektësi dhe profesionalizëm, duke u bazuar në ligj dhe jo në premtime boshe.

Sepse për ne, regjistrimi i pronës nuk është një thjesht një dokument – është siguria e së ardhmes suaj.

Ju mirëpresim për çdo informacion dhe paqartësi.
---

📍 Adresa: Lagjja Apollonia, përballë ish-hipotekës, kati i dytë mbi Teleco Albania
📞 067 60 52 007
📲 Instagram:

🟡 NJË REFLEKTIM I DOMOSDOSHËMDeri në vitin 2022, funksiononte institucioni ADISA – një strukturë shtetërore që ofronte s...
17/07/2025

🟡 NJË REFLEKTIM I DOMOSDOSHËM

Deri në vitin 2022, funksiononte institucioni ADISA – një strukturë shtetërore që ofronte shërbime publike pa pagesë për qytetarët, nëpërmjet sporteleve të dedikuara.
U mbyll me justifikimin se "sportelet nuk duhet të ekzistojnë" dhe se çdo shërbim duhet të merret vetëm online.

Kjo u duartrokit si një nismë moderne dhe "geniale": pa sportele, pa radhë, gjithçka nga telefoni.
Por çfarë ndodhi në realitet?

Për tre vite me radhë, mijëra qytetarë që nuk arrinin dot ta përballonin procesin online, u detyruan t’u drejtohen noterëve, avokatëve apo qendrave të internetit për të marrë shërbimet.
Këto zyra – që paguajnë taksa, mbajnë punonjës, kanë shpenzime fikse dhe japin ndihmë konkrete – ofruan shërbimin kundrejt një pagese të drejtë për punën e bërë.

Sot, në vend që të ketë reflektim mbi këtë sistem të dështuar, është më e lehtë të gjesh "fajtorin". Dhe faji, sipas disa zërave, u takon pikërisht këtyre profesionistëve: avokatëve, noterëve, qendrave të internetit.
U akuzuan si përfitues të padrejtë, të pasuruar padrejtësisht, madje edhe si të paligjshëm.

Por thelbi është ky:

📌 Nëse një qytetar vjen me dëshirën e tij në një zyrë avokatie, kërkon përgatitjen e plotë të dokumentacionit për një çështje (si p.sh. regjistrimi i një prone), merr konsulencë, ndihmë teknike, përfaqësim dhe kërkon që procedura të shkojë deri në fund, pse nuk duhet t’i ofrohet edhe ndihma për aplikimin final?

📌 Pse duhet të ndalohet avokati të përfundojë një procedurë të nisur, vetëm sepse ajo përfshin përdorimin e një platforme shtetërore?

📌 Pse duhet të penalizohen ata profesionistë që ndihmojnë qytetarët aty ku shteti nuk ka mundur t’i ndihmojë?

Nëse shteti ka kapacitetin të ofrojë shërbimin falas, le ta bëjë.
Por nuk mund t’i ndalohet qytetarit të zgjedhë vetë ku do ta marrë shërbimin, dhe nuk mund të ndalohet një profesionist që, me dakordësinë e klientit, ofron një shërbim të ligjshëm, të drejtë dhe të nevojshëm.

👉 Nuk është e drejtë të kërcënohen me heqje licence ata që kanë mbajtur mbi supe barrën e një sistemi të munguar.
👉 Nuk është morale të demonizohen ata që kanë ndihmuar qytetarët aty ku shteti i ka lënë në baltë.
👉 Nuk është logjike të kërkosh që një avokat ta përgatisë gjithë dosjen, të japë konsulencë, dhe më pas të mos ketë të drejtë ta finalizojë aplikimin për klientin e vet.

Prandaj, miq – qytetarë, profesionistë, klientë – që dje i keni marrë apo ofruar vetë këto shërbime, zbuteni tonin.
Postimet me tone kërcënuese, të tipit "do ju hiqet licenca", "do merren masa", “do ndëshkoheni” – nuk i shërbejnë askujt.

Në fund të ditës, shumica prej nesh janë njerëz që mbajmë familjet tona me punën tonë të ndershme.
Mos harroni: kur çdo alternativë ndalohet, ajo që mbetet nuk është zgjedhje, por detyrim.

📌 Divorci nuk është fundi, por një fillim i ri.Zyra jonë ligjore ofron këshillim dhe përfaqësim profesional për të gjith...
11/07/2025

📌 Divorci nuk është fundi, por një fillim i ri.
Zyra jonë ligjore ofron këshillim dhe përfaqësim profesional për të gjitha çështjet që lidhen me procesin e divorcit – me mirëkuptim, diskrecion dhe profesionalizëm.

✅ Divorc gjyqësor përmes përfaqësimit në gjykatë
✅ Kujdestaria e fëmijëve, ndarja e pasurisë
✅ Procedurat e njohjes së vendimeve të huaja në Shqipëri

Na kontaktoni për një konsultë ligjore të personalizuar dhe një trajtim të ndershëm të çdo situate.

📍 Lagjja Apollonia, përballë ish-Hipotekës, kati i 2-të mbi Teleco Albania
📞 067 60 52 007
📩 Instagram:

07/04/2025

Keni një pronë, por nuk është e regjistruar ende në Kadastër?
Ne kujdesemi për çdo hap të procesit, me përkushtim dhe korrektësi!

Zyra jonë ju ofron:
• Verifikim të plotë të dokumentacionit të pronës
• Hartimin dhe dorëzimin e dosjes për regjistrim në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës
• Ndjekjen e procedurës deri në përfundimin me sukses
• Zgjidhje për probleme ligjore, trashëgimi apo mungesë dokumentacioni
• Marrjen e çertifikatës së pronësisë pa stres
Na kontaktoni për çdo paqartësi dhe konsulencë.
Prona juaj meriton të jetë e regjistruar, e sigurt dhe me vlerë të plotë ligjore!
Adresa: Fier, lagjja Apolonia kati dytë mbi teleco albania përball postës qëndrore Fier.
Tel; 0676052007 WhatsApp

Shërbime ligjore dhe konsulencë juridike.
Av.Adriatik Hoxha
Aplikime online ne e-Albania

Address

Rruga Brigata IV Sulmuese, Lagjja Apollonia, Përballë Postës Qëndrore, Përballë Ish Hipotekës Se Vjetër Fier
Fieri
7501

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 12:00

Telephone

+355676052007

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Av.Adriatik Hoxha, Zyrë Shërbime Ligjore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Av.Adriatik Hoxha, Zyrë Shërbime Ligjore:

Share