Studio Ligjore "Huli"

Studio Ligjore "Huli" Studio Ligjore "Huli"
Lagjia nr 11 perballe Gjykates Rrethit Gjyqesor Durres. Nr kontakti: +355692218960
Email: [email protected]

Konsulencë Juridike.
· Konsulencë ligjore në disa gjuhë të huaja.
· Përfaqësimi, mbrojtja apo çdo lloj konsulence ligjore ofrohet gjithashtu në gjuhën
Angleze dhe Italiane.
· Hartimin e dokumentacionit ligjor të të gjitha fushave të lejuara për ushtrimin e
profesionit të avokatit.
· Përgatitja e kërkesë padive ose kërkesave gjatë proçedimit penal, si dhe e
kërkesave ankimore, rekurseve kun

dër vendimeve gjyqësore, atyre të organit të
Prokurorisë, Arbitrazhit ose të organeve të administratës publike.
· Përgatitja e kërkesave drejtuar Gjykatës së Apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës
Kushtetuese, Gjykatave Ndërkombëtare, dhe çdo organizmi në të cilin aderon
Republika e Shqipërisë.
· Përgatitja e ankesave dhe kërkesave të personave fizik ose juridik – Përpilimi i
akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale.
· Hartimi i kontratave e marrëveshjeve, si dhe i çdo dokumenti tjetër që sjell ose
synon të sjellë pasoja juridike.
· Prania si mbrojtës në kohën e shoqërimit, ndalimit, arrestimit, gjatë proçesit të
hetimit, shqyrtimit gjyqësor të personave në çështjet penale.
· Përfaqësimi i personave fizik ose juridik në çështjet civile dhe administrative, në
Gjykatë, në Arbitrazh dhe në organe të tjera të administratës publike.
· Veprime të tjera ndihmëse juridike që parashikohen në ligj.

31/12/2025
24/12/2025

🎄 Gëzuar Krishtlindjen! 🎄
Studio Ligjore Huli ju uron ju dhe familjeve tuaja paqe, shëndet dhe begati në këtë festë të shenjtë.
Qoftë kjo periudhë një burim drite, shprese dhe forcimi të vlerave që na bashkojnë: drejtësinë, ndershmërinë dhe respektin.
Ju falënderojmë për besimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Zoti ju bekoftë! ✨

31/12/2023

Te dashur miq, kolege, te aferm, shoqeri,kliente ju urojme Gezuar Vitin e Ri 2024! Qofte nje vit sa me i bukur dhe i mbare per ju dhe familjet tuaja!Bekime paçi gjithmonë

30/06/2022

VENDIM Nr 2 dt 29.06.2022

Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, në mbledhjen e tij të datë 29.06.2022, morri në shqyrtim situatën e paraqitur pas realizimit të bojkotit të proceseve gjyqësore për shkak të miratimit të Hartës së Re të Gjyqësorit nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Nga ana e këtij organi nuk pati asnjë reagim lidhur me problematikën e paraqitur nga ana e Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë dhe për këtë arsye Këshilli i Përgjithshëm insiston edhe një herë se:

1. Ndarja e re e gjyqësorit, sipas hartës së miratuar është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit të mbrojtura në mënyrë të posacme nga Kushtetuta e vendit.

2. Nëpërmjet kesaj harte cenohet dhe kufizohet aksesi ne drejtesi i individit në proceset gjyqesore.

3. Vendimi i KLGJ injoron haptazi kontributin dhe problematikat e shtruara nga ana e komunitetit te avokateve, si grupi kryesor i interesit i parashikuar në ligj. Ne ndihemi te fyer dhe te perdorur nga ana e organeve qe e kane hartuar dhe miratuar kete vendim, pasi kerkesat tona nuk jane vleresuar aspak ose fare pak.

4. Hyrja ne fuqi e kesaj Harte Gjyqesore do te ulë ndjeshëm kontributin e avokatëve në proceset gjyqësore me pasoja rritjen e kostos se sherbimit, qe ne menyre te drejtperdrejte mund te perkthehet në humbjen e interesit të qytetareve per t'ju drejtuar gjykatave

Ne aspektin ligjor, Harta e Re Gjyqesore bie ndesh me kerkesat e ligjit "Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Republiken e Shqiperise", konkretisht:

1. Nenin 14 te ligjit ku percaktohet se caktimi i kompetencave tokesore te gjykatave behet mbi bazen e garantimit te aksesit ne drejtesi, uljen e kostove te perdorimit te burimeve publike, si dhe rritjen e cilësisë dhe përshtatshmërisë së shërbimeve të ofruara. Te tre keto kritere nuk jane marre ne konsiderate.



2. Nenin 15/3/a, ku bihet ndesh me percaktimin se Rrethet gjyqësore dhe kompetencat tokësore të gjykatave caktohen duke marrë parasysh, në mënyrë të njëjtë dhe të përshtatshme ndarjen administrative territoriale të vendit, zhvillimin demografik, numrin e banorëve né raport me numrin e gjykatave, zhvillimin ekonomik, infrastrukturën rrugore dhe kushtet e transportit për në gjykata dhe midis gjykatave, si dhe karakteristikat gjeografike;

3. Harta e Re Gjyqesore ka perjashtuar totalisht detyrimin ligjor lidhur me krijimin e degeve te gjykatave. Respektimi i kesaj dispozite ligjore ne hartimin e Hartes se Re Gjyqesore do te lehtesonte ndjeshem aksesin e publikut ne gjykata.



Referuar parregullsive dhe problemeve te konstatuara me lart, Këshilli i Përgjithshëm

VENDOSI:

1. Te Bojkotoje pa afat të gjitha seancat e proceseve gjyqësore civile, penale dhe administrative.

2. Te Bojkotoje seancat e proceve gjyqesore te masave të sigurimit personal në të gjitha shkallët e gjyqësorit për një afat 10 ditor.

3. Shfuqizimin e listave të avokatëve të caktuar pë mbrojtjen e detyrueshme dhe ato të ndihmës juridike dytësore të miratuara pë Vitin 2022.

4. Ky vendim tu behet i njohur të gjitha gjykatave dhe prokurorive të të gjitha niveleve.

5. Moszbatimi i këtij vendimi nga ana e antarësisë të konsiderohet shkelje e rëndë e dispozitave të ligjit me pasojë fillimin e procedimit disiplinor.

Ky vendim hyn në fuqi ditën e nesërme të shpalljes së vendimit.

U shpall sot në datën 29 Qershor 2022

12/06/2022

NJOFTIM

Komiteti Drejtues i Dhomës Avokatisë të Shqipërisë, pasi u njoh, mori në shqyrtim vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqsor dt.10.06.22, me anën e të cilit është miratuar harta e re gjyqsore.
Komiteti Drejtues konstaton dhe i bën prezent gjithë opinionit publik se, vendimi për miratimin e hartës së re gjyqsore është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta. Ky vendim cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtesi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes ne ceshtjet penale, civile dhe administrative.
Me keqardhje konstatojmë se ky vendim është në përputhshmëri dhe ne perkkrahje me një sërë shkeljesh të konstatuara në proceset penale, civile e administrative të zhvilluara në gjykatat e të gjitha niveleve.
Me këtë vendim u injoruan haptazi gjithë problematikat dhe argumentet e parashtruara nga ana e Organeve drejtuese të Dhomës Qendrore dhe atyre vendore gjate procesit të diskutimit te draftit në shkallë vendi, fakt i cili tregoi qarte formalitetin, paragjykimin dhe abuzivitetit në mosmarrjen në konsideratë të mendimit te grupeve të interesit, përfshi Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë si një nga aktorët kryesor në procesin e dhënies së drejtësisë.
Nisur dhe bazuar në këtë situatë Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë i bën thirrje Ministrit të Drejtësisë dhe nëpërmjet Tij i kërkojmë të përciell në qeveri, si institucioni vendimmarrës, gjithe argumentet e paraqitura në mbrojtje te interesave të personave fizik dhe atyre juridik, duke konkluduar mos miratimin vendimit te mesiperm paraqitur nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqsor .
Ndodhur në këtë situatë Komiteti Drejtues në mbështetje të vendimit paraprak marrë nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë si hap te parë vendosi :

1. Të bojkotoj të gjitha proceset gjyqsore, me përjashtim të masave të sigurimit, të planifikuara për gjykim , në të gjitha nivelet e gjykatave përfshire edhe proceset e planifikuara në Gjykatën e Lartë nga data 14 deri ne datën 17 qershor.

2. Për ekzektimin e këtij vendimi, ngarkohen organet drejtuese te Dhomës Qendrore dhe dhomave vendore.
3. Moszbatimi i këtij vendimi nga ana e avokatëve përbën shkelje të rëndë të kuadrit ligjor mbi profesionin e avokatit, e për rrjedhojë do të procedohen disiplinarisht.

Dhoma e Avokatisë të Shqipërisë
Komiteti Drejtues

Kryetari
Prof Dr. Maksim HAXHIA

Gezuar dhe pershumvjet !!!
31/12/2021

Gezuar dhe pershumvjet !!!

02/10/2021

Paradoksi i Avokatit:

Paradoksi i avokatit (i quajtur edhe paradoksi i Protagoras) është një paradoks i përmendur nga Aulus Gellius.

Sipas këtij versioni, Protagoras ishte nje mesues i studimeve ligjore. Ai do te formonte me studimin e ligjit, si një mësues, Evatlon, nje te ri premtues (Euathlus), qe kishte vetëm gjysmën e parave te asaj që ishte e nevojshme për mësimet qe do te merrte. Per kete arsye vendosen që pjesa tjetër do ti paguhej Protagoras pasi ai te kishte fituar ceshtjen e tij te parë.

Por Evatlo nuk filloi te punonte si avokat, por po merrej me politikën, dhe keshtu qe pa fituar ceshtjen e tij të parë, ai nuk kishte ndermend te paguante Protagoras per gjysmen e shumes se mbetur per mesimet qe morri. Ky i fundit duke mos qene dakord me kete fakt, për te bere te mundur shlyerjen e detyrimeve paditi ne gjyq ish nxenesin e tij.

I riu vendosi të mbrojë veten, duke u bërë kështu avokat i vetes se tij, dhe duke krijuar këtë situatë:

sipas Protagoras:
Nese fiton Evatlo, ai do të kishte për të paguar sipas marrëveshjes, sepse do të kishte fituar çështjen e tij të parë;
Nese Evatlo do te humbte, ai do të kishte për të paguar atë gjithsesi si rezultat i gjykimit.

Sipas Evatlos:
Nese Ai fitonte, ai do të duhet të mos paguante Protagoran si rezultat i gjykimit;
Nese ai do humbte, atehere ai nuk do të duhet të paguante Protagoran sipas marrëveshjes sepse nuk kishte fituar ceshtjen e tij të parë.

Address

Durrës
2000

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Ligjore "Huli" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Studio Ligjore "Huli":

Share