18/02/2026
Drejtësia nuk matet vetëm me vendime gjyqësore.
Ajo matet me mënyrën si trajtohen viktimat.
Në kuadër të Javës Ndërgjegjësuese për Viktimat e Krimit, riafirmojmë se mbrojtja e të drejtave të tyre është përgjegjësi ligjore, por edhe detyrim moral.
Viktimat e krimit meritojnë më shumë se një proces formal.
Meritojnë mbështetje profesionale, përfaqësim të argumentuar dhe trajtim me dinjitet në çdo fazë të procedurës.
Një sistem drejtësie është i fortë vetëm kur garanton akses të barabartë, mbrojtje efektive dhe respekt për ata që janë prekur nga padrejtësia.
Studioja jonë mbetet e përkushtuar në ofrimin e asistencës ligjore të specializuar dhe konfidenciale, duke kontribuar në forcimin e besimit tek drejtësia dhe në rritjen e ndërgjegjësimit shoqëror.
📍 Durrës përballë gjykatës
📩 Për orientim të specializuar ligjor, na kontaktoni në mënyrë konfidenciale.