Dhoma e Avokatise Durres

Dhoma e Avokatise Durres Dhoma Kombetare e Avokatise

Një pëlqim një kënaqësi
04/03/2024

Një pëlqim një kënaqësi

11/07/2022

Përshëndetje.
Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ditën e enjte datë 14.07.2022 ora 11.00 përpara ambjenteve të KLGJ-së ka organizuar një tubim proteste paqësore kundra hartës së re gjyqësore të miratuar nga KLGJ.
Ftohen të gjithë Avokatët, as/Avokatët , punonjësit e administratës gjyqësore , punonjës të Institucioneve që preken nga kjo hartë e re gjyqësore.
Sot duhet mbështetja e çdokujt nga ju që e nesërmja të jetë më e mirë.
Transporti do organizohet nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë.
Vendi i nisjes do të jetë përpara Muzeumit të Dëshmorëve ora 09.30 .

🚨📢
29/06/2022

🚨📢

12/06/2022

🚨

NJOFTIM

Komiteti Drejtues i Dhomës Avokatisë të Shqipërisë, pasi u njoh, mori në shqyrtim vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqsor dt.10.06.22, me anën e të cilit është miratuar harta e re gjyqsore.
Komiteti Drejtues konstaton dhe i bën prezent gjithë opinionit publik se, vendimi për miratimin e hartës së re gjyqsore është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta. Ky vendim cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtesi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes ne ceshtjet penale, civile dhe administrative.
Me keqardhje konstatojmë se ky vendim është në përputhshmëri dhe ne perkkrahje me një sërë shkeljesh të konstatuara në proceset penale, civile e administrative të zhvilluara në gjykatat e të gjitha niveleve.
Me këtë vendim u injoruan haptazi gjithë problematikat dhe argumentet e parashtruara nga ana e Organeve drejtuese të Dhomës Qendrore dhe atyre vendore gjate procesit të diskutimit te draftit në shkallë vendi, fakt i cili tregoi qarte formalitetin, paragjykimin dhe abuzivitetit në mosmarrjen në konsideratë të mendimit te grupeve të interesit, përfshi Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë si një nga aktorët kryesor në procesin e dhënies së drejtësisë.
Nisur dhe bazuar në këtë situatë Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë i bën thirrje Ministrit të Drejtësisë dhe nëpërmjet Tij i kërkojmë të përciell në qeveri, si institucioni vendimmarrës, gjithe argumentet e paraqitura në mbrojtje te interesave të personave fizik dhe atyre juridik, duke konkluduar mos miratimin vendimit te mesiperm paraqitur nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqsor .
Ndodhur në këtë situatë Komiteti Drejtues në mbështetje të vendimit paraprak marrë nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë si hap te parë vendosi :

1. Të bojkotoj të gjitha proceset gjyqsore, me përjashtim të masave të sigurimit, të planifikuara për gjykim , në të gjitha nivelet e gjykatave përfshire edhe proceset e planifikuara në Gjykatën e Lartë nga data 14 deri ne datën 17 qershor.

2. Për ekzektimin e këtij vendimi, ngarkohen organet drejtuese te Dhomës Qendrore dhe dhomave vendore.

3. Moszbatimi i këtij vendimi nga ana e avokatëve përbën shkelje të rëndë të kuadrit ligjor mbi profesionin e avokatit, e për rrjedhojë do të procedohen disiplinarisht.

Dhoma e Avokatisë të Shqipërisë
Komiteti Drejtues

Kryetari
Prof Dr. Maksim HAXHIA

10/06/2022

Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi sot më datë 10.06.2022, mbledhjen plenare dedikuar “Hartës së Re Gjyqësore”.
Në këtë mbledhje të veçantë, Këshilli miratoi raportin vlerësues përfundimtar të Grupit Ndërinstitucional të Punës mbi riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave.
Miratimi i aktit të “Hartës së Re Gjyqësore” shënon përmbylljen e një pune 3-vjeçare të Grupit Ndërinstitucional të Punës, i cili është mbështetur dhe asistuar intensivisht nga ekspertët e Këshillit të Evropës, EWM dhe INL. Në aktin e miratuar u reflektuan sugjerimet dhe opinionet e adresuara gjatë procesit të konsultimeve publike të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, nga përfaqësues të dhomave vendore të avokatisë, Prokuroria e Përgjithshme, gjyqtarë dhe nëpunës civil gjyqësorë, si dhe organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit. Në bazë të këtyre konsultimeve GNP vendosi që reforma e “hartës gjyqësore” në Shqipëri të synojë bashkimin e gjykatave më të vogla dhe më pak efikase.
Propozimi mbi “Hartën e Re Gjyqësore” është hartuar duke u bazuar në standardet më të mira ndërkombëtare. Mbështetur në metodologjinë CEPEJ, propozimi mbi riorganizimin e rretheve gjyqësore krijon një qasje novatore që rrit efiçencën e sistemit gjyqësor për qytetarët, realizon shpërndarjen e drejtë të ngarkesës së punës midis gjykatave dhe gjyqtarëve dhe nxit specializimin, me pasojë reduktimin e kohës së nevojshme për shqyrtimin e një çështjeje e dhënies së një drejtësie më cilësore.
“Harta e Re Gjyqësore” garanton zbatimin e një sërë objektivash të tilla si:
• garantimin e aksesit në drejtësi;
• uljen e kostove;
• përdorimin efikas të burimeve publike;
• përmirësimin e cilësisë dhe performancës së duhur të shërbimeve të ofruara;
• ngarkesën e ekuilibruar të punës midis gjyqtarëve;
• sigurimin e një numri minimal të vendosur nga ligji për gjyqtarët në çdo gjykatë, me qëllim jo vetëm ruajtjen e funksionalitetit, por edhe nxitjen e specializimit, krijimin e seksioneve me jo më pak se 6 gjyqtarë...etj.
Përgjatë Mbledhjes Plenare të sotme u miratua propozimi për riorganizimi i gjykatave si vijon:
Riorganizimin e gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, nga njëzetë e dy gjykata të rretheve gjyqësore në trembëdhjetë gjykata të tilla, me kompetenca tokësore si më poshtë:

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me seli në qytetin Berat dhe kompetencë tokësore në bashkitë Berat, Dimal, Kuçovë, Skrapar dhe Poliçan;


• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, me seli në qytetin Peshkopi dhe kompetencë tokësore në bashkitë Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos;


• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me seli në qytetin Durrës dhe kompetencë tokësore në bashkitë Durrës, Shijak, Kavajë dhe Rrogozhinë;

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me seli në qytetin Elbasan dhe kompetencë tokësore në bashkitë Elbasan, Cërrik, Belsh, Peqin, Gramsh, Librazhd dhe Prrenjas;

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me seli në qytetin Fier dhe kompetencë tokësore në bashkitë Fier, Patos, Roskovec, Lushnje, Divjakë dhe Mallakastër;

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, me seli në qytetin Gjirokastër dhe kompetencë tokësore në bashkitë Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë dhe Dropull;

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me seli në qytetin Lezhë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Lezhë, Mirditë dhe Kurbin;

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me seli në qytetin Korçë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Korçë, Maliq, Pustec, Kolonjë, Devoll dhe Pogradec;



• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, me seli në qytetin Kukës dhe kompetencë tokësore në bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë;


• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me seli në qytetin Sarandë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë;



• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me seli në qytetin Shkodër dhe kompetencë tokësore në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz;


• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me seli në qytetin Tiranë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Krujë;



• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me seli në qytetin Vlorë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Vlorë, Selenicë dhe Himarë.
Riorganizimin e gjykatave të apelit të juridiksionit të përgjithshëm, nga gjashtë gjykata apeli, në një Gjykatë Apeli të Juridiksionit të Përgjithshëm, që organizohet dhe funksionon në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, me seli në qytetin Tiranë.

Riorganizimin e gjykatave administrative të shkallës së parë, nga gjashtë gjykata administrative në dy gjykata të tilla, me kompetenca tokësore si më poshtë:

• Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me seli në qytetin Tiranë dhe kompetencë tokësore që përfshin rrethet gjyqësore, Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Lezhë dhe Korçë.
• Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Lushnje, me seli në qytetin Lushnje dhe kompetencë tokësore që përfshin rrethet gjyqësore Berat, Fier, Gjirokastër, Sarandë dhe Vlorë.
Miratimi i këtij akti nga KLGJ me natyrë vlerësuese të organizimit aktual dhe kompetencave tokësore të gjykatave i hap rrugën procesit të marrjes së mendimit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Financave.
Marrja e mendimit nga institucionet e mësipërme përbën kushtin ligjor që duhet përmbushur përpara bashkëpropozimit për Hartën e Re Gjyqësore dhe përcjelljen për miratim pranë Këshillit të Ministrave.

20/12/2021

NJOFTIM PER ZGJEDHJET E DHOMES SE AVOKATISE DURRES:
Do zhvillohen me date 22 Dhjetor 2021, ora 12:30 tek HOTEL VIVAS PLAZH.

27/10/2021

Subject: IFC / Banka Botërore _Mbi Udhëzuesin e Ligjit "Për Falimentimin"

Te nderuar Kryetare / Sekretare te Dhomave te Avokatise
Kerkojme angazhimin tuaj ne lidhje me venien ne dijeni te avokateve te dhomave te cilat ju drejtoni, per njoftimin e meposhtem mbi Udhëzuesin e Ligjit "Për Falimentimin" :

Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore (WBG), në kuadër të projektit “Zgjidhja e Borxhit dhe Dalja nga Biznesi” ka hartuar Udhëzuesin e Ligjit “Për Falimentimin”, të cilin e gjeni të bashkëlidhur në format elektronik në dy gjuhë.

Për materialin pdf kontaktoni privat është e pa pamundur për ta publikuar këtu.
Ose ketu mund ta shkarkoni
https://fv.al/t/ligjit-per-falimentimin.1698264/

Subject: IFC / Banka Botërore _Mbi Udhëzuesin e Ligjit "Për Falimentimin"https://fv.al/t/ligjit-per-falimentimin.1698264...
27/10/2021

Subject: IFC / Banka Botërore _Mbi Udhëzuesin e Ligjit "Për Falimentimin"

https://fv.al/t/ligjit-per-falimentimin.1698264/ -2595768

Te nderuar Kryetare / Sekretare te Dhomave te Avokatise
Kerkojme angazhimin tuaj ne lidhje me venien ne dijeni te avokateve te dhomave te cilat ju drejtoni, per njoftimin e meposhtem mbi Udhëzuesin e Ligjit "Për Falimentimin" :

Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore (WBG), në kuadër të projektit “Zgjidhja e Borxhit dhe Dalja nga Biznesi” ka hartuar Udhëzuesin e Ligjit “Për Falimentimin”, të cilin e gjeni të bashkëlidhur në format elektronik në dy gjuhë.

Per materialin pdf te interesuarit ta kerkojne ne inbox.

28/09/2021

Te nderuar avokate,
Uroj te jeni mire me shendet!

Ju njoftoj se diten e Premte, date 1 Tetor, ora 15.30, Dhoma e Avokateve te Shqiperise ne bashkepunim me Keshillin e Europes, organizon nje aktivitet per prezantimet e Kurseve te Trajnimit ONline mbi te Drejtat e Njeriut te Keshillit te Europes, Programi HELP te cilat jane pa pagese dhe mund te aksesohen nga cdo avokat!

Per t'u informuar mbi keto kurse dhe menyren e aksesimit te tyre, ju ftoj te merrni pjese online ne kete aktivitet ne linkun e meposhtem:

Bashkengjitur nje draft program i aktivitetit.

Rezarta

Av. Rezarta Abdiu, LL.M – Drejtore e Trajnimit Vazhdues
Dhoma e Avokateve te Shqiperise

Zoom is the leader in modern enterprise video communications, with an easy, reliable cloud platform for video and audio conferencing, chat, and webinars across mobile, desktop, and room systems. Zoom Rooms is the original software-based conference room solution used around the world in board, confer...

14/11/2020

Njoftim!

VENDIM

Për vazhdimin e pezullimit të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës ka rezultuar se disa prej gjyqtarëve dhe punonjësve të administratës gjyqësore kanë rezultuar të infektuar nga COVID – 19. Gjendur në këtë situatë të jashtëzakonshme pandemie, Këshilli i Gjykatës, me vendimin nr. 45, datë 04.11.2020, vendosi pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës nga data 05.11.2020-16.11.2020.

Duke qenë se gjatë kësaj periudhe ka pasur raste të shtuara të punonjësve që kanë shfaqur simptoma të infektimit nga COVID – 19, në funksion tё reduktimit të transmetimit të virusit dhe zbatimit me rigorozitet të protokolleve të përcaktuara për situatën COVID – 19, Këshillimi i Gjykatës, bazuar në: nenin 38 të ligjit nr.98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”; Aktin Normativ nr.9, datë 25.03.2020 të Këshillit të Ministrave; Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.243, datë 24.03.2020 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”; Udhёzimin e Kёshillit tё Lartё Gjyqёsor Nr. 146 datё 27.04.2020 “Pёr përcaktimin e masave pёr kufizimin e pёrhapjes sё COVID-19 gjatë ushtrimit tё veprimtarisë gjyqësore dhe administrative nё gjykata” ; vendimin Nr. 45, datë 04.11.2020 të Këshillit të Gjykatës “Për pezullimin e përkohshëm të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës”,

VENDOSI:

1. Vazhdimin e pezullimin të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, nga data 16.11.2020-20.11.2020, me përjashtim të çështjeve me karakter urgjent, sipas të gjitha parashikimeve të përcaktuara me vendimin Nr. 45, datë 04.11.2020 “Për pezullimin e përkohshëm të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës”.

Address

Lagjia 11
Durrës
2001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dhoma e Avokatise Durres posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dhoma e Avokatise Durres:

Share