Studio Ligjore "Berati"

Studio Ligjore "Berati" Shërbime avokatie dhe noteriale.

Objekti i punës së kësaj studioje është pikë referim për klientët, të cilët kërkojnë në çdo moment asistencën ligjore apo profesionale dhe gjithashtu shërbime legale.

14/09/2025
10/09/2025

INFORMIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Lidhur me ndalimin e inspektorëve të AKU Berat

Gjatë ditës së sotme, disa media kanë raportuar se dy inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë, pasi pretendohet se kanë lejuar eksportimin e një sasie domatesh drejt Kroacisë, duke mos ushtruar kontrollin e duhur dhe duke pranuar dokumentacion fiktiv.

📌 Unë, Av. Arenc Berati, në cilësinë e mbrojtësit ligjor të njërit prej inspektorëve të ndaluar, ndiej detyrimin të sqaroj opinionin publik mbi faktet reale si më poshtë:

1️⃣ Statusi ligjor
Inspektorët nuk janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë, por janë ndaluar me urdhër ndalimi nga Oficeri i Policisë Gjyqësore (OPGj), në kuadër të një hetimi paraprak.

2️⃣ Procesi i eksportit
Inspektorët nuk kanë pasur asnjë rol në eksportimin e domateve. Kontrolli i tyre është kryer vetëm pas njoftimit zyrtar të ardhur nga autoritetet kroate, të cilat konfirmuan se ngarkesa ishte shpallur e papërshtatshme dhe ishte asgjësuar në Kroaci.

3️⃣ Rezultatet e kontrollit
• E gjithë sasia prej 8 tonësh ishte eksportuar përpara ushtrimit të kontrollit;
• Në subjekt nuk ka mbetur asnjë mostër për verifikim;
• Ngarkesa nuk është rikthyer në Shqipëri, por është asgjësuar jashtë vendit.

4️⃣ Dokumentacioni
• Inspektorët nuk kanë plotësuar dokumentacion fiktiv;
• Faturat ishin me vulë elektronike dhe nuk janë objekt verifikimi nga AKU për vlefshmërinë fiskale;
• Inspektorët kanë ndjekur vetëm procedurën e gjurmimit të origjinës së produktit, duke ia referuar çështjen institucioneve përkatëse.



✅ PËRFUNDIM
Ky reagim bëhet për të sqaruar opinionin publik dhe për të vendosur faktet në vendin e tyre. Inspektorët e AKU Berat kanë vepruar në përputhje me kompetencat që u njeh ligji dhe nuk kanë pasur asnjë rol në eksportin e domateve.



✍️
Av. Arenc Berati

07/09/2025
OQTF & Ndalimet e hyrjes në zonën Schengen✍️ Çfarë është një OQTF dhe si mund të ankimohet?Një OQTF (Obligation de Quitt...
06/09/2025

OQTF & Ndalimet e hyrjes në zonën Schengen

✍️ Çfarë është një OQTF dhe si mund të ankimohet?
Një OQTF (Obligation de Quitter le Territoire Français) është një vendim i Prefekturës që urdhëron largimin nga Franca dhe shpesh shoqërohet me ndalim hyrjeje deri në 3 vjet.
❗ Ky ndalim nuk vlen vetëm për Francën, por për gjithë zonën Schengen – prandaj pasojat janë të gjera.

📌 Studio Ligjore Berati ofron asistencë për:
• Ankimet kundër OQTF,
• Kërkesat për heqje të parakohshme të ndalimit të hyrjes,
• Rastet me bazë familjare dhe shëndetësore.

👉 Afatet janë shumë të shkurtra (48 orë ose 15 ditë) – veproni menjëherë!

📧 Email: [email protected]
📱 WhatsApp: +355 69 477 9387

Address

Rruga Antipatrea, Lagja "Liria
Berat
5001

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
18:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 14:00
18:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 14:00
18:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 14:00
18:00 - 20:00
Friday 08:00 - 14:00
18:00 - 20:00

Telephone

+355694779387

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Ligjore "Berati" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share