Brikena Muharremi

Brikena Muharremi Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Brikena Muharremi, London.

Kam nderin dhe privilegjin e madh që në zgjedhjet e 7 qershorit që mbahen në Kosovë garoj si kandidate për deputete nëli...
16/05/2026

Kam nderin dhe privilegjin e madh që në zgjedhjet e 7 qershorit që mbahen në Kosovë garoj si kandidate për deputete në
listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Angazhimin tim shumë vjeçar me komunitetin dua ta vazhdoj duke qenë zëri i popullit në Kuvend, për një të ardhme më të mirë për vendin, për një Kosovë të zhvilluar e që e meritojmë.

Numri im garues është 32.

Nëse jeni jashtë Kosovës dhe dëshironi të votoni me postë ose në ambasada duhet të regjistroheni për votim përmes kësaj vegëze: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter?fbclid=IwRlRTSARvtmFleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEeYKtw6TF8JEwQn7gj-FQlPsE-03xkizpjzesSrEbaU2bm2GGvhYJKBo3lMcY_aem_xLctKHMVcySlY7DKPcCtlA

Afati i regjistrimit për votim jashtë Kosovës përfundon nesër.

Nëse më 7 qershor gjindeni në Kosovë dhe keni të drejtë vote si shtetas i Kosovës nuk keni nevojë të regjistroheni.

#32

Falemnderir Gazeta e Londrës për artikullin.
11/05/2026

Falemnderir Gazeta e Londrës për artikullin.

GAZETA E LONDRES – Juristët nga Londra në Tiranë: Diaspora hyn në zemër të debatit për reformën në drejtësi Juristët e diasporës shqiptare, të ardhur kryesisht nga Londra, janë vendosur në qendër të diskutimeve për të ardhmen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Në një k...

Gjatë qëndrimit tim në Tiranë muajin e kaluar isha e ftuar në Radio Televizionin Shqiptar, Top Channel, Vision Plus dhe ...
10/05/2026

Gjatë qëndrimit tim në Tiranë muajin e kaluar isha e ftuar në Radio Televizionin Shqiptar, Top Channel, Vision Plus dhe AlbUKTV për të diskutuar rreth Samitit të Diasporës dhe punës sime me diasporën dhe Këshillin Koordinues të Diasporës. I falemnderoj të gjithë për ftesat.

Intervista me ALBUKTV mund të ndiqet në këtë link: https://youtube.com/watch?v=DZz5N16d_LE&feature=shared

Intervista në Top Channel: https://youtube.com/watch?v=AyKzcjlA_ek&si=C1T9CBpEGEOO6vgg

Intervista në RTSH mund të ndiqet nga minuti 3:18 në këtë link: https://www.facebook.com/share/v/1E5AyMxanU/?mibextid=wwXIfr

Intervista në Vision Plus: https://youtube.com/watch?v=7g__06-umo8&si=N_XBMgGZniOcfFHz

Gjatë qëndrimit tim të Tiranë kisha privilegjin ta moderoj një bashkëbisedim të nivelit të lartë në mes të krerëve të dr...
10/05/2026

Gjatë qëndrimit tim të Tiranë kisha privilegjin ta moderoj një bashkëbisedim të nivelit të lartë në mes të krerëve të drejtësisë në Shqipëri dhe juristëve nga diaspora që ndodheshin në Tiranë me rastin e Samitit të Diasporës IV. Folës ishin Inspektori i Lartë i Drejtësisë, z. Metani, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Rusi dhe Prokurori i Përgjithshëm, z. Çela të cilët folën punës së tyre dhe mundësive të bashkëpunimit me profesionistë nga diaspora. Pjesëmarrësit në takim patën rastin të shkëmbejnë mendime dhe të japin sugjerime rreth bashkëpunimeve dhe përmirësimit të sistemit ligjor në Shqipëri duke marrë përvojat më të mira nga sistemet perëndimore. Takimi organizua nga Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik në bashkëpunim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë në Shqipëri.

Ishte kënaqësi të merrja pjesë në Samitin IV të Diasporës në Tiranë muajin e kaluar si pjesë e delegacionit zyrtar dhe p...
10/05/2026

Ishte kënaqësi të merrja pjesë në Samitin IV të Diasporës në Tiranë muajin e kaluar si pjesë e delegacionit zyrtar dhe përfaqësuese nga Britania e Madhe në Këshillin Koordinues të Diasporës të Republikës së Shqipërisë.

Si Këshill, ndër tjera, patëm takime zyrtare me krerët e institucioneve në Shqipëri. Për 6 vite kam pasur rol aktiv në punën që mundësoi votën e diasporës, e cila përfshiu lobimin, ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe përpilimin e akteve nënligjore. Vota e diasporës ishte kërkesë e kahershme e diasporës dhe Shqipëria mori një hap historik në mundësimin e saj vitin e kaluar. Për këtë punë ishte nder që si Këshill morëm mirënjohje institucionale nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve gjatë qëndrimit tonë në Tiranë.

Përveç kënaqësisë së takimit me profesionistë të shkëlqyer nga e gjithë bota Samiti ishte një përkujtesë e asaj që na bashkon si shqiptarë: identiteti ynë i patjetërsueshëm. Ishte një përkujtesë e rëndësisë së ruajtjes së identitetit tonë dhe të qenit të bashkuar. Mesazhi kryesor ishte i qartë, se diaspora është pjesë e pandashme e vendlindjes dhe partner i saj në rrugëtimin për një të ardhme më të mirë për kombin tonë.

Qëllimi kryesor i Këshillit Koordinues të Diasporës që nga krijimi ynë si organ shtetëror i Shqipërisë që përfaqëson int...
16/04/2026

Qëllimi kryesor i Këshillit Koordinues të Diasporës që nga krijimi ynë si organ shtetëror i Shqipërisë që përfaqëson interesat e diasporës shqiptare ka qenë mundësimi i votës së diasporës. Vota e diasporës u arrit për herë të parë në historinë e Shqipërisë në 2025 dhe është krenari që ne si Këshill të kemi mirënjohje institucionale nga shteti shqiptar për punën që kemi bërë në këtë drejtim.

Falemnderit organizatës Successful Mothers për ftesën dhe për organizimin e një ngjarjeje kaq kuptimtplotë. Përgëzime pë...
10/04/2026

Falemnderit organizatës Successful Mothers për ftesën dhe për organizimin e një ngjarjeje kaq kuptimtplotë. Përgëzime për punën që bëni.

We had the privilege of organising an insightful event with his Honour Judge Gratwicke at the Kosovo Embassy this week. ...
09/04/2026

We had the privilege of organising an insightful event with his Honour Judge Gratwicke at the Kosovo Embassy this week. Judge Gratwicke, who currently sits as a senior Judge at the Old Bailey, spoke about his long and distinguished career, from his time as a practising barrister until his judicial appointments and work. He spoke about his journey to qualification as a barrister and the challenges he faced at a time when the routes to qualifying as a barrister and as a judge were different to how they are now. He also spoke about the current routes to qualification and what makes a good lawyer. There was a high level of interest during the Q & A session from the audience which comprised lawyers, aspiring lawyers and other professionals. The Kosovo Ambassador was also in attendance and opened the event. We thank everyone who attended and the Kosovo Embassy and the Ambassador for hosting us and their hospitality.

Falemnderit Gazeta e Londrës për artikullin.
07/04/2026

Falemnderit Gazeta e Londrës për artikullin.

GAZETA E LONDRES – Diaspora juridike dhe shteti i së drejtës: Bashkëpunimi Kosovë–MB në fokus të një bashkëbisedimi në Londër Në një kohë kur forcimi i shtetit të së drejtës mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit demokratik dhe integrimit europian, në ambientet e Ambas...

Address

London

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Brikena Muharremi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Brikena Muharremi:

Featured

Share