Iniciativa Kosovare Kundër Padive SLAPP / Kosovo Initiative Against SLAPPs

Iniciativa Kosovare Kundër Padive SLAPP / Kosovo Initiative Against SLAPPs Kjo faqe është krijuar për të mbledhur dhe shpërndarë informacione që ndërlidhen me Paditë

Informata bazike rreth punes së Këshillit të Europës në adresimin e padive SLAPP
16/04/2023

Informata bazike rreth punes së Këshillit të Europës në adresimin e padive SLAPP

SLAPPs to be addressed by the Council of Europe IRIS 2023-4:1/7 Flutura Kusari Ghent University In recent years, civil society organisations across Europe have been advocating before European and national authorities against the use of Strategic Lawsuit Against Public Participation (SLAPPs). SLAPPs....

Last moments to register to European Federalists event at the EESC - European Economic and Social Committee on  : How to...
27/09/2022

Last moments to register to European Federalists event at the EESC - European Economic and Social Committee on : How to Protect Journalists and Civil Society Actors?

Register at forms.gle/MspspzaVxjL1rWQdA

Uef Kosova

Last moments to register to our event at the EESC - European Economic and Social Committee on SLAPP: How to Protect Journalists and Civil Society Actors?

Register at forms.gle/MspspzaVxjL1rWQdA

Në Ditën Botërore të Mjedisit, ju rikujtojmë dëmin që paditë SLAPP mund t'ia bëjnë mjedisit dhe luftës për mbrojtjen e t...
05/06/2022

Në Ditën Botërore të Mjedisit, ju rikujtojmë dëmin që paditë SLAPP mund t'ia bëjnë mjedisit dhe luftës për mbrojtjen e tij. Lexoni këtu thredin me raste të padive SLAPP kundër aktivistëve dhe gazetarëve që raportojnë për ambientin.
Si dhe bëjani follow koalicionit tonë CASE https://twitter.com/CASECoalition për më të rejat rreth SLAPP.

11/04/2022

Çfarë janë Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP)?

Paditë SLAPP janë padi të pabaza ose të ekzagjeruara të cilat ushtrohen nga njerëz të fuqishëm dhe të pasur, kryesisht figura publike, politikanë apo biznismenë, kundër gazetarëve, mediave, aktivistëve apo të tjerëve. Qëllimi i tyre është që të pengojnë pjesëmarrjen publike në temat me rëndësi publike (pjesëmarrje publike konsiderohet gazetaria, protestat, publikim i raporteve hulumtuese apo postimi i statusëve në mediat sociale në tema me interes publik).

Paditë SLAPP janë abuzim i legjislacionit dhe sistemit gjyqësor me qëllim të frikësimit të gazetarëve dhe aktivistëve.

SLAPPistat përdorin kryesisht legjislacionin kundër shpifjes për të kërkuar nga gjykatat largimin e përmbajtjes nga online apo nga qarkullimi fizik si dhe dëmshpërblim prej qindra mijëra eurosh në emër të "cënimit të imazhit".

Këto padi janë të pasuksesshme në gjykatë dhe SLAPPistët e dinë këtë por qëllimi i tyre është që të paditurit t'i zvarrisin në gjykata dhe t'u shkaktojnë kosto financiare. Për më keq, këto padi rrezikojnë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe lirinë e medias.

Për shkak të rrezikut nga paditë SLAPP, shumë institucione ndërkombëtare si Parlamenti Europian, Këshilli i Europës dhe Komisioni Europian janë duke e adresuar këtë problem.

Më 27 prill 2022, Komisioni Europian për herë të parë do të prezantojë draft direktiven për mbrojtjen nga SLAPPs dhe Rekomandimin e Këshillit Kundër SLAPPs si dhe një sërë masash që pritet të pengojnë përdorimin e SLAPPs.

Ndërkohë, është me rëndësi që të dokumentohen paditë SLAPP, të flitet publikisht për to dhe të ofrohet ndihmë juridike për të paditurit.

Më 4 dhe 5 prill 2022, në Strasburg është mbajtur takimi i parë i Komitetit të Ekspertëve në Paditë Strategjike Kundër P...
05/04/2022

Më 4 dhe 5 prill 2022, në Strasburg është mbajtur takimi i parë i Komitetit të Ekspertëve në Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike SLAPP (MSI-SLP).

Komiteti, i themeluar nga Këshilli i Europës, është mandatur që në dy vitet e ardhshme të draftojë rekomandim kundër padive SLAPP.

Anëtarët e Komitetit janë: Alina Barbu, Beatriz Maja Brown, Hrvoje Lisičar, Tarlach McGonagle, Karmen Turk, Željko Martyn Sampor, Peter Coe, Evelyn Borg Costanz, Burkhard Hess, Flutura Kusari, Dragan Sekulovski dhe Dirk Voorhoof.

Më shumë info - https://www.coe.int/en/web/freedom-expression/msi-slp #{%22114418796%22:[0]}

RTK ka tërhequr Padinë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP) kundër Agron Demit.Demi ishte paditur sepse me të...
31/01/2022

RTK ka tërhequr Padinë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP) kundër Agron Demit.

Demi ishte paditur sepse me të drejtë kishte kritikuar RTK-në.

Tërheqja e padisë SLAPP është e mirëseardhur dhe tregon që RTK është e hapur ndaj monitorimit dhe kritikës nga shoqëria civile dhe po ashtu sinjalizon ndryshim në menaxhim të transmetuesit publik.

Sot është mbajtur takimi i pestë i Grupit të Ekspertëve Kundër Padive SLAPP i themeluar nga Komisioni Europian (KE). Mis...
19/01/2022

Sot është mbajtur takimi i pestë i Grupit të Ekspertëve Kundër Padive SLAPP i themeluar nga Komisioni Europian (KE). Misioni i grupit është të këshillojë KE-në për përgatitjen e masave ligjore dhe joligjore për të adresuar paditë SLAPP. Pritet që së shpejti KE-ja të ofrojë një pako masash kundër SLAPPs.

Detajet rreth përbërjes së grupit të ekspertëve, agjendat dhe procesverbalet e takimeve mund t'i gjeni këtu. https://bit.ly/3hpLIHk

Pas Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian edhe Këshilli i Europës do të adresojë problemin e SLAPPsSekretarja e p...
16/01/2022

Pas Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian edhe Këshilli i Europës do të adresojë problemin e SLAPPs

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Europës Marija Pejčinović Burić, në raportin e saj të rregullt drejtuar Komitetit të Ministrave, ka kërkuar nga Këshilli i Europës që të adresojë problemin e Padive Strategjikë Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP).

"Ky fenomen i rrezikshëm vë në pah çështje të ndjeshme sa i përket rolit të gjyqësorit. Në dritë të mandatit dhe përvojës së tij, Këshilli i Europës duhet të luajë rolin e tij duke zhvilluar kritere për SLAPP dhe duke rekomanduar masa kundër tyre." thuhet në raport.

Raporti - https://bit.ly/3rnuyyp
Photo credits Council of Europe - https://bit.ly/3qxBKJ1

"Përveç kërcënimit të dhunës fizike dhe online, shumë gazetarëdhe punonjës të tjerë të medias përballen me rrezik të vër...
11/01/2022

"Përveç kërcënimit të dhunës fizike dhe online, shumë gazetarë
dhe punonjës të tjerë të medias përballen me rrezik të vërtetë për t'u vënë në shënjestër të ngacmimeve ligjore dhe padive gjyqësore abuzive..."

Linku i raportit në gjuhën shqipe - https://bit.ly/3rgG92q

Të dhënat më poshtë përmbajnë informacione për rastet e:padive SLAPP 😱padive të bazuara në shpifjen civile & penale 😢pro...
12/12/2021

Të dhënat më poshtë përmbajnë informacione për rastet e:
padive SLAPP 😱
padive të bazuara në shpifjen civile & penale 😢
procedura penale kundër gazetarëve dhe mediave 🙁
Të dhënat janë marrë nga Platforma e Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve. CoE Media Freedom
Lista nuk është gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare.

Regjistrohu në konferencën e parë Anti-SLAPP që do të mbahet më 22 dhe 23 nëntor në Londër. Agjendë shumëëë premtuese 🤩📌...
20/11/2021

Regjistrohu në konferencën e parë Anti-SLAPP që do të mbahet më 22 dhe 23 nëntor në Londër. Agjendë shumëëë premtuese 🤩
📌Linku i regjistrimit - bit.ly/3qhULQ4
📌Agjenda - https://anti-slappconference.info/

Adresse

Allée Des Droits De L'Homme
Strasbourg
67000

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Iniciativa Kosovare Kundër Padive SLAPP / Kosovo Initiative Against SLAPPs publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Contacter L'entreprise

Envoyer un message à Iniciativa Kosovare Kundër Padive SLAPP / Kosovo Initiative Against SLAPPs:

Partager