Bitri & Bakiu Attorneys at Law

Bitri & Bakiu Attorneys at Law Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Bitri & Bakiu Attorneys at Law, Lawyer & Law Firm, Tirana.

BITRI & BAKIU është një firmë ligjore inovative dhe fleksibël në ofrimin e shërbimeve të shpejta dhe të besueshme të këshillimit ligjor dhe përfaqësimit për Klientët.

Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 79/2021 “Për të Huajt”Në kuadër të përafrimit me Direktivat e BE-së...
04/04/2025

Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 79/2021 “Për të Huajt”

Në kuadër të përafrimit me Direktivat e BE-së dhe procesit të integrimit europian, pritet të hyjnë në fuqi ndryshime të reja ligjore që synojnë përmirësimin e politikave migratore në Shqipëri. Këto ndryshime do të lehtësojnë më tej procedurat dhe kriteret për të huajt që aplikojnë për leje qëndrimi apo leje unike, duke e bërë procesin më të thjeshtë dhe më efikas.

Po ju njohim me disa prej ndryshimeve kryesore:

- Shtetasit e BE-s dhe familjarët e tyre do të përjashtohen nga detyrimi për pajisje me leje unike dhe leje qëndrimi duke u lehtësuar qëndrimin dhe punësimin në Shqipëri vetëm përmes një certifikate regjistrimi në zyrën e gjendjes civile pranë vendbanimit të tyre duke përfituar statusin "banor i përkohshëm" në Republikën e Shqipërisë.
Ndërsa anëtarët e familjes së një shtetasi të BE-së, të cilët nuk janë shtetas të një vendi anëtar, mund të pajisen me një kartë qëndrimi me vlefshmëri prej 5 vitesh, duke lehtësuar procedurat e tyre të qëndrimit në Shqipëri.

- Kërkuesit shkecorë, që mbulohen nga programet e BE-s, me pajisjen e Lejes së Qëndrimit përveç aktiviteteve kërkimore, do të kenë mundësinë të japin mësim në Institucionet Arsimore në përputhje me legjislacionin shqiptar.

- Shfuqizimi i kategorisë "Leje Unike si Investitorë": Leja e mëparshme Unike për Investitorët do të jetë tashmë Leje Qëndrimi pasi nuk do të kërkojë miratim nga AKPA.

- Në momentin e punësimit dhe deklarimit të punëmarrësit të huaj nga Punëdhënësi, automatikisht nga Sistemi Tatimor, do t'i njoftohet edhe Drejtorisë së Migracionit dhe AKPA-s.

- Punëdhënësit që punësojnë një të huaj në RSH janë të detyruar të ruajnë të paktën për kohëzgjatjen e punësimit, kopjet ose regjistrat mbi respektimin e të drejtave të punëmarrësve të huaj që burojnë nga Kodi i Punës.

- Afati procedural i shqyrtimit të kërkesës dhe lëshimit të Lejes Unike dhe të Qëndrimit do të shkurtohet deri në 4 javë.



PROJEKTLIGJ PËR MARKAT TREGTARE 2025Tregu shqiptar po përballet gjithnjë e tepër me konflikte midis markave të regjistru...
28/02/2025

PROJEKTLIGJ PËR MARKAT TREGTARE 2025

Tregu shqiptar po përballet gjithnjë e tepër me konflikte midis markave të regjistruara që gëzojnë reputacion të fortë dhe përpjekjeve të individëve për të përdorur marka të ngjashme ose identike duke shfrytëzuar njohjen dhe besueshmërinë që këto marka kanë te publiku. Këto aktivitete dëmtojnë jo vetëm interesat ekonomike të pronarëve të markave, por edhe ndikojnë negativisht në funksionimin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Fenomeni më i hasur në tregun vendas i cili lidhet me thelbin e konceptit të keqbesimit në fushën e markave tregtare dhe që ky projektligj synon ta ndalojë është, regjistrimi i një marke që i përket pronarit real nga ana e një agjenti ose përfaqësuesi të një pronari marke në emrin e tyre.

Një vëmendje të veçantë i kushtohet dhe procedurës për regjistrimin dhe përdorimin e markës, transferimit dhe licencimit të saj, si dhe sqaron klasifikimin e listës së mallrave/shërbimeve dhe mënyrën e trajtimit të saj.

Gjithashtu, një sërë rregullimesh dhe masash garantohen për mbrojtjen e konsumatorëve nga pasojat e shkeljes së të drejtave të markave dhe qarkullimi i mallrave cënuese duke u trajtuar me dëmshpërblim. Pronarët e markave të regjistruara mund t’u drejtohen autoriteteve doganore dhe institucioneve përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin e tregut të brendshëm.

A jeni një student i apasionuar pas Drejtësisë dhe dëshironi të fitoni përvojë praktike në fushën ligjore?Kjo është mund...
16/01/2025

A jeni një student i apasionuar pas Drejtësisë dhe dëshironi të fitoni përvojë praktike në fushën ligjore?

Kjo është mundësia juaj për të punuar me profesionistë me përvojë dhe për të ndërtuar eksperiencën tuaj në fushën ligjore!

Kriteret e Kualifikimit: Aftësi Kërkimore të thelluara; Shkrim i saktë ligjor; Aftësi bashkëpunuese!

***Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë CV-në e tyre, listën e notave dhe letër motivimi në adresën e emailit: [email protected] deri me datë 31.01.2025***

Aplikoni tani dhe hidhni hapin e parë drejt udhëtimit tuaj ligjor!



Pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.52/2024 "Për shfuqizimin e tatimit me xhiro deri në 14 milionë lekë për bizneset...
06/12/2024

Pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.52/2024 "Për shfuqizimin e tatimit me xhiro deri në 14 milionë lekë për bizneset, Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ nr.4/2024 "Për një shtesë në Ligjin nr.29/2023 "Për tatimin mbi të ardhurat" në funksion të parimit të sigurisë juridike dhe veprimtarisë së lirë ekonomike sipas të cilit:

"Parapagimet/këstet e paguara apo të gjeneruara nga të vetëpunësuarit apo entitete me të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë në vit do t'u rimbursohen apo t'u fshihen nga administrata tatimore brenda datës 30 Dhjetor 2024".






26/11/2024



Ridimensionimi i vazhdueshëm i hapësirës kibernetike  në fushën e komunikimit dhe inovacionit paraqet çdo ditë e më shum...
21/11/2024

Ridimensionimi i vazhdueshëm i hapësirës kibernetike në fushën e komunikimit dhe inovacionit paraqet çdo ditë e më shumë sfida në aspektin e sigurisë e privatësisë.
Ditën e hënë, datë 18 nëntor 2024 Këshili i Evropës miratoi një deklaratë të BE-s dhe shteteve të saj anëtare,e cila ka si synim krijimin e një kuptimi të përbashkët mbi një grup parimesh në lidhje me aplikimin e ligjit ndërkombëtar në hapësirën kibernetike.

Kjo është deklarata e parë që BE bën në këtë fushë si pasojë e sjelljeve keqdashëse që po rriten dita-ditës në hapësirën kibernetike duke u bërë një kërcënim serioz për shoqërinë.

Ndonëse hapësira kibernetike është një fushë e normuar,nevoja për të pasur një unifikim të zbatimit të ligjit, ka nxitur BE dhe shtetet anëtare të riafirmojnë angazhimin e tyre të plotë për zbatimin e kuadrit ligjor të Kombeve të Bashkuara në kuadër të sjelljes së përgjegjshme që duhet të shfaqin shtetet në hapësirën kibernetike.




20/11/2024




"E Premtja Argëtuese: Cila është Superfuqia Juaj Ligjore?"🦸‍♂️ "Nëse do të mund të kish*t një superfuqi ligjore, cila do...
15/11/2024

"E Premtja Argëtuese: Cila është Superfuqia Juaj Ligjore?"
🦸‍♂️ "Nëse do të mund të kish*t një superfuqi ligjore, cila do të ishte ajo?"

*Kontrata të përsosura
*Fitorja e çdo çështjeje
*Zgjidhja e mosmarrëveshjeve për një minutë



14/11/2024

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bitri & Bakiu Attorneys at Law posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Bitri & Bakiu Attorneys at Law:

Share