Avokat Ibrahim Feimi

Avokat Ibrahim Feimi STUDIO LIGJORE

Legjislacioni penal shqiptar, nuk e ka të parashikuar specifikisht, sasinë e lëndës narkotike që duhet konsideruar si do...
08/01/2024

Legjislacioni penal shqiptar, nuk e ka të parashikuar specifikisht, sasinë e lëndës narkotike që duhet konsideruar si dozë për përdorim vetjak.
Kodi penal parashikon vetëm togëfjalëshin “përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla”, ku në të dyja rastet dozë e vogël do të thotë, “sasi totale e vogël e gjetur”, dhe jo “sasi e ndarë në shumë doza të vogla”, dhe rasti i përdorimit vetjak, duhet detyrimisht të përckatohet nga një ekspert toksikologjik, i cili kryen vlerësimet përkatëse, pasi jo cdo përdorues i lëndëve narkotike, ka të njëjtin kapacitet absorbues fizik të lëndës narkotike.
Prandaj, i vetmi organ që përcakton, pergjegjesine në këtë rast apo/ose specifikon që është për përdorim vetjak është gjykata.
Gjithsesi, figura e veprës penale në këtë rast, përmban disa element të tjerë, të cilët analizohen nga gjykata, dhe nuk mjafton vetëm sasia dhe deklarimi që është për përdorim vetjak, për të vlerësuar përgjegjësinë penale.
Më poshtë gjeni një informacion më të detajuar në lidhje me këtë fakt.
Neni 283 i Kodit Penal parashikohet shprehimisht se: “Sh*tja, ofrimi për sh*tje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Në ligjin tonë penal, nuk është e përcaktuar sasia e lëndës narkotike apo psikotrope që duhet konsideruar si dozë e vogël. Në mungesë të këtij përcaktimi, gjykatat vlerësojnë se kriteret për përcaktimin e dozës së vogël janë:
1) sasia e lëndës narkotike apo psikotrope,
2) mënyra dhe rrethanat e mbajtjes së saj,
3) çdo indicie tjetër, siç mund të jetë mënyra e ruajtjes dhe e mbajtjes, gjetja e mjeteve për mbajtjen, ndarjen, përzierjen, ndarjen, paketimin, peshores me ndjeshmëri të lartë: si qese farmaceutike, thika, letër alumini, gjetja e parave të fituara nga cedimi i lëndës narkotike, kapja e subjektit aktiv në vende të njohura për shpërndarjen e lëndëve narkotike, gjetja e një lloji të vetëm apo më shumë së një lloji të lëndës narkotike, gjetja e lëndëve që shërbejnë si prekursorë për përgatitjen dhe ndarjen e saj, etj.
Përcaktimi i sasisë së mbajtur për përdorim vetjak, në mungesë të një përcaktimi sipas një akti ligjor apo nën ligjor, realizohet nga ana e ekspertit toksikologjik i thirur nga Gjykata. Sasia për përdorim vetjak duhet të kryhet mbi bazën e një vlerësimi që rrjedh në bazë të një studimi të përgjithshëm të fenomenit të varësisë nga lënda narkotike të subjektit përdorues, ku të përcaktohen kufijtë maksimalë të dozës për përdorim ekskluzivisht personal për çdo substancë narkotike apo psikotrope.
Në çdo rast, eksperti duhet të përcaktojë për çdo lloj të lëndës narkotike:
a) dozën mesatare të vetme, e kuptuar si sasia e substancës aktive për çdo marrje të vetme, e aftë për të prodhuar tek një subjekt përdorues dhe dipendent efektin psikotrop apo narkotik;
b) frekuencën mesatare të përditshme të marrjes;
c) sasinë e substancës aktive të marrjes në mënyrë të përditshme;
d) fuqinë për të shkaktuar ndryshime të sjelljes dhe rënies së aftësive psikomotore,
dh) moshës dhe aftësive fizike të përdoruesit vetjak konkret.

Referuar jurisprudences se Gjykates se Larte, kushti per pergjegjesine penale te personit perdorues eshte, qe masa e lendes narkotike te mos jete ne doza te vogla.
Per percaktimin e dozave, gjykata bazohet ne disa elemente:
1.Lloji lendes narkotike ose psikotrope;
2.Shkalla e varesise se personit nga lenda narkotike;
3.Sasia e lendes narkotike qe mund te perdoret nga nje person pa i shkaktuar deme shendetesore;
4.Sasia e gjetur sherben per nje perdorim apo me shume.
(Pergjigja i referohet Vendimit Unifikues se Gjykates se Larte, nr.1, date 27.03.2008).

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vi...
02/04/2023

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. Kjo ditë është vendosur në 2 Prill dhe është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas.




Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike.





Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse. Këto shenja në shumicën e rasteve fillojnë përpara se fëmija të bëhet tre vjeç. Megjithëse shumë fëmijë autikë nuk mund të jetojnë të pavarur në moshë të rritur, shumë prejt tyre ia dalin me sukses në këtë aspekt. Tashmë është zhvilluar një kulturë, e cila synon që autizmi të konsiderohet si një ndryshim dhe jo çrregullim.

22.000 qytetarë shqiptarë kanë përfituar viza 10 vjeçare për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 🇦🇱🇺🇸🇦🇱🇺🇸“Sot bëhet një ...
02/04/2023

22.000 qytetarë shqiptarë kanë përfituar viza 10 vjeçare për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 🇦🇱🇺🇸🇦🇱🇺🇸

“Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë. Më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë – dy herë më shumë se çdo vit tjetër. Ambasadorja Kim i dorëzoi dje vizën njërës prej këtyre aplikantëve. Ajo i tha një grupi aplikantësh se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi”, shkruan Yuri Kim.

Së shpejti nga ana jonë do të ofrohen të gjitha shërbimet jurdike, procedurat ligjore dhe administrative për të gjitha ç...
10/03/2023

Së shpejti nga ana jonë do të ofrohen të gjitha shërbimet jurdike, procedurat ligjore dhe administrative për të gjitha çështjet e emigracionit dhe vizave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
( çështje martese, bashkim familjar, fitues te lotarisë, viza për studime, viza turistike, viza pune etj)
Për çdo pyetje apo konsulencë na kontaktoni
Cel : 069 27 82 272
Email: [email protected].

Rregullat e udhetimit ne Evrope kane ndryshuar. Duke filluar nga viti 2024, rreth 1.4 miliarde nierez nga mbi 60 vende t...
05/03/2023

Rregullat e udhetimit ne Evrope kane ndryshuar. Duke filluar nga viti 2024, rreth 1.4 miliarde nierez nga mbi 60 vende te perjashtuara nga viza duhet te kene nje autorizim udhetimi per te hyre ne shumicen e vendeve europiane

Autorizimi i udhetimlt ETIAS eshte nje kerkese hyrese per shtetasit e perlashtuar nga viza qe udhetojne ne cilindo nga keto 30 vende evropiane . Ajo eshte e lidhur me pasaporten e nje udhetarl, Ai eshte i vlefshern deri ne tre vjet ose deri ne skadimin e pasaoortes, cilado qofte e para. Nese merrni nje pasaporte te re, duhet te merrni nje autorizim te ri udhetirni ETIAS.

Me nje autorizim te vletshern udhetimi ETIAS, ju mund te hyni ne territorin e ketyre vendeve evropiane sa here te deshironi per qendrime afatshkurtra - normalisht deri ne 90 dite ne cdo periudhe 180-ditore. Megjithate, nuk garanton hyrjen. Kur te mberrinl, nje roje kufitare do t'ju kerkoje te shohe pasaporten tuaj dhe dokumente te tjera dhe te verifikoje qe i permbushni kushtet e hyrjes.

Lista juaj e kontrollit ETIAS:

• Aplikoni per nje autorizim udhetimi ETIAS shurne perpara se te blini bileten ose te rezervoni akomodimin tuaj.

• Sigurohuni qe te dhenat e pasaportes suaj te korrespondojne me ato ne autorizimin tuaj ETIAS - do t'ju refuzohet hipja dhe hyrja ne kufi nese nuk perputhen.

• Sigurohuni qe autorizimi juaj i udhetimit ETIAS eshte ende i vlefshern.

• Kontrolloni sa kohe mund te qendroni ne vendet evropiane qe kerkojne ETIAS.

• Sigurohuni qe pasaporta juaj te [ete e vlefshme per tre muaj pas nisjes suaj te synuar nga vendet evropiane qe kerkojne ETIAS - do t'ju refuzohet hyrja ne kufi nese nuk eshte ( periashtimet zbatohen ).

29/01/2023

E DREJTA PER AZIL DHE MBROJTJE!Gjykata Europiane e Drejtësisë (BE) me vendimin e saj C-72/22 PPU të datës 30 qershor 202...
01/12/2022

E DREJTA PER AZIL DHE MBROJTJE!
Gjykata Europiane e Drejtësisë (BE) me vendimin e saj C-72/22 PPU të datës 30 qershor 2022 u shpreh se “mohimi i të drejtës për të kërkuar mbrojtje ndërkombëtare dhe i të drejtës për azil ndaj emigrantëve të paligjshëm, edhe kur bëhet në rastin e gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme apo në një gjendje urgjence, përbën shkelje të së drejtës komunitare te BE”.

27/11/2022
●Njohja e vendimeve te huaja në Shqiperi rregullohet nga nenet 393-398 të Kodit të Procedurës Civile.■Të gjitha vendimet...
20/11/2022

●Njohja e vendimeve te huaja në Shqiperi rregullohet nga nenet 393-398 të Kodit të Procedurës Civile.
■Të gjitha vendimet e gjykatave te huaja, duhet të njihen nga gjykatat shqiptare në menyrë qe të gjejnë zbatim edhe në Shqipëri.
●Gjykata kompetente është Gjykata e Apelit.
■Gjykata e Apelit nuk shqyrton çështjen në themel, por verifikon nëse vendimi i paraqitur nuk vjen në kundërshtim me aktet ligjore ne fuqi.
《《Dokumentat që nevojiten》》
●Kërkese drejtuar gjykatës kompetente ku duhet të përmbajë gjeneralitetet e kërkuesit/es, objektin, bazën ligjore.
■Vendimi i huaj duhet të këtë vulë apostile,i përkthyher dhe noterizuar.
●Vërtetim nga gjykata e huaj që ka dhënë vendimin se ai ka marrë formën e prerë.
■Vërtetim civil nga Gjykata e Shkallës së parë se ndërmjet palëve nuk është zgjidhur martesa në atë gjykatë dhe nuk është në proçes një e tillë.
●Çertifikatë martese nga zyra e Gjendjes Civile në Shqipëri.

⚖ 📄 Dëshmia e penalitetit "e pastër"?✅ Është e mundur! ✅---❓Jeni dënuar me burgim, kanë kaluar vite dhe vazhdoni të rezu...
20/11/2022

⚖ 📄 Dëshmia e penalitetit "e pastër"?
✅ Është e mundur! ✅
---
❓Jeni dënuar me burgim, kanë kaluar vite dhe vazhdoni të rezultoni "i/e dënuar"? ❓
--
⛔Kjo nuk mund të zgjasë pafundësisht.⛔
Me siguri jeni lodhur dhe sa herë ju kërkohet një dëshmi penaliteti jeni të sikletosur pasi do rezultojë e njollosur nga gabimet e të shkuarës dhe kjo gjendje ju vë vazhdimisht në vështirësi, ju cënon jetën private dhe familjare. 🔏 👪
--
😇 Rehabilitimi nga kryerja e veprave penale është një nga parimet themelore të dënimit penal krahas vuajtjes së dënimit. 😇
--
⏳Për këtë arsye, pas plotësimit të disa afateve Kodi Penal 📙 njeh mundësinë e rehabilitimit dhe eleminimit të shënimit "i dënuar" nëpërmjet kërkesës nga vetë personi i interesuar drejtuar institucioneve përgjegjëse.

Nga sot, studios tonë ligjore i shtohet një jurist dhe avokat ekselent Marinel Bregu. Për të gjithë ata që kanë besuar n...
15/11/2022

Nga sot, studios tonë ligjore i shtohet një jurist dhe avokat ekselent Marinel Bregu. Për të gjithë ata që kanë besuar në puna dhe profesionalizmi jonë në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të tyre ligjore, ne do të jemi gjithmonë në krah të gjithsecilit prej jush derisa të fitojë e drejta. Mirë se vjen Avokat Marinel Bregu.

Faleminderit Zotit për këtë dashuri💙Mirë se vjen në familjen tonë AmarMami dhe babi të duan shumë💙💙
10/11/2022

Faleminderit Zotit për këtë dashuri💙
Mirë se vjen në familjen tonë Amar
Mami dhe babi të duan shumë💙💙

Address

Rruga Avni Rustemi, Perballe Gjykates Se Rrethit Gjyqesor Korce
Korçë
7001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Avokat Ibrahim Feimi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Avokat Ibrahim Feimi:

Share